Sport
Vazhdon protesta e studentëve në Tiranë, tubim para Ministrisë së Arsimit dhe prani e shtuar e forcave të rendit
Reklamë e Sponsorizuar
Tensioni dhe revolta e studentëve ka hyrë në ditën e saj të 15-të, ndërsa të rinjtë kanë nisur sërish tubimin e radhës përpara godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Përballë grumbullimit të protestuesve, strukturat e rendit kanë marrë masat e duhura operacionale, duke pozicionuar forca shtesë të policisë pranë institucionit, përfshirë edhe një autobot të pajisur për shpërndarjen e turmave, në gatishmëri për çdo skenar të mundshëm.
Pavarësisht prezencës së dukshme policore, dy ditët e fundit të protestës kanë kaluar në një atmosferë më të qetë, pa u regjistruar përplasje fizike apo incidente madhore mes studentëve dhe efektivëve të sigurisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: