Kronikë
Anita Haradinaj ashpër ndaj Gërvallës: Tragjedi kur ke ministre jokompetente
Reklamë e Sponsorizuar
Komentet rreth fjalimit të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla (e cila mbajti fjalë në seancën e Kuvendit kushtuar rastit tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt), kanë ardhur nga Anita Haradinaj.
E ftuar në emisionin “Kosova Today”, Haradinaj ka shprehur pakënaqësi të thellë me qasjen e zyrtares së lartë, duke e cilësuar atë si të paaftë për detyrën që mban.
“Fatkeqësia më e madhe është kur e ke një ministre të Drejtësisë totalisht jokompetente, karshi përgjegjësisë dhe titullit që ka. Del në foltoren e Kuvendit dhe thotë se nuk është dashur të shkohet në polici, por është dashur të shkohet në Qeveri. Policia është ajo që mbron rendin dhe ligjin në shoqërinë ku jetojmë”, u shpreh ajo.
Gjatë seancës parlamentare në fjalë, Gërvalla pati pohuar se e ndjera Zekaj i ishte drejtuar sistemit të drejtësisë, por nuk e kishte gjetur mbrojtjen e merituar.
Ndër të tjera, ajo kishte përmendur mungesën e një drejtimi drejt Ekzekutivit nga ana e viktimës, ndonëse më vonë u arsyetua se deklarimet e saj ishin keqkuptuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: