Aktuale
Manchester United merr vendimin përfundimtar për Michael Carrick pas rezultateve të fundit
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtuesit e Manchester United kanë vendosur t’i besojnë sërish Michael Carrick dhe stafit të tij teknik, duke u dhënë atyre një mundësi të dytë për të kthesuar rrjedhën e sezonit dhe për të shpëtuar atë çfarë ka mbetur prej tij, sipas burimeve të gazetarit Chris Wheeler.
Edhe pse skuadra ka pësuar humbje zhgënjyese së fundmi ndaj Como-s dhe Bournemouth-it, hierarkia e klubit anglez ka përjashtuar çdo mundësi për një shkarkim të menjëhershëm ngaeria e stolit. Për momentin, preferohet qasja e stabilitetit, duke i lënë kohë stafit teknik për të kërkuar zgjidhje dhe për të ngritur nivelin e lojës dhe të rezultateve.
Një nga arsyet kryesore të këtij vendimi është ulja e tensionit dhe rikthimi i qetësisë në dhomat e zhveshjes, sidomos në një fazë ku trysnia nga jashtë është intensifikuar dhe reagimet e tifozëve tregojnë një pakënaqësi në rritje.
Megjithatë, mbështetja ndaj Carrick nuk vjen pa kushte. Strategu anglez ndodhet para detyrimit për të dhënë sinjale pozitive dhe kthesë të menjëhershme që në takimet e ardhshme, me synim qetësimin e situatës rreth “Old Trafford”.
Për momentin rreziku i shkarkimit është shmangur, por fati i të ardhmes së tij mbetet i lidhur ngushtë me paraqitjet dhe pikët e ndeshjeve të ardhshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: