Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Osmani nga Tirana: Zëri i Kosovës është i pranishëm aty ku vendoset për të ardhmen e Evropës

Redaksia Lajmetereja • 16-05-2025 12:08
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Osmani nga Tirana: Zëri i Kosovës është i pranishëm aty ku vendoset për të ardhmen e Evropës
Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se pjesëmarrja e saj në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Tiranë, është dëshmi se Kosova është faktor i rëndësishëm në skenën politike evropiane. “Sot në Tiranë filloi Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian. Pjesëmarrja jonë e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë,” ka shkruar Osmani. Ajo theksoi se Kosova është pjesë aktive e diskutimeve që prekin sigurinë, paqen dhe zhvillimin e rajonit e më gjerë në Evropë. Osmani ka ndarë foto duke u përshëndetur me liderën evropianë. Në samitin që po mbahet në Tiranë marrin pjesë 47 liderë evropianë, ndërsa në fokus të diskutimeve janë sfidat e përbashkëta të sigurisë, energjisë dhe integrimeve evropiane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar