Sport
Irlanda këndellet ndaj Izraelit: Si ndryshoi renditja në grupin e Kosovës në Ligën e Kombeve?
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Irlandës ka arritur të triumfojë bindshëm me rezultat 0-3 ndaj Izraelit, në përballjen e vlefshme për xhiron e dytë të grupit B3 në Ligën e Kombeve, grup ku bëjnë pjesë edhe Kosova dhe Austria.
Dominimi irlandez nisi që në fillim të takimit, ndërsa vetëm tre minuta pas golit të parë, Idah gjeti sërish rrjetën për të dyfishuar epërsinë në 0-2. Për ta vulosur këtë fitore të thellë u përkujdes Moylan, i cili në minutën e 25-të shënoi golin e tretë për ekipin e tij.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare, duke i mundësuar Irlandës të arkëtojë tri pikët e para, pas humbjes së pësuar në mesjavë kundër Kosovës.
Pas zhvillimit të dy xhirove, tabela e këtij grupi kryesohet nga Austria me gjashtë pikë. Kosova dhe Irlanda ndajnë pozitat dy dhe tre me nga tri pikë secila, ndërsa Izraeli mbyll renditjen pa asnjë pikë të grumbulluar deri më tani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: