Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Sillet në gjykatë ish-komandanti serb i dyshuar për krime lufte

Redaksia Lajmetereja • 16-05-2025 09:46
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sillet në gjykatë ish-komandanti serb i dyshuar për krime lufte
Ish-komandanti i Njësisë së Policisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), Milojko Gjorgjeviq, i dyshuar për krime lufte, është sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ai është arrestuar të enjten nën dyshimet për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Zveçanit. Gjykata pritet që t’ia caktojë masën e sigurisë. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në kuadër të MUP-it të Serbisë ka marrë pjesë në vrasje, dëbime me forcë, plaçkitje, tortura dhe rrahje sistematike të civilëve shqiptarë. Në veçanti, ai dyshohet për përfshirje në një operacion ushtarako-policor gjatë muajit prill të vitit 1999 në fshatin Zhazhë, ku sipas hetimeve, janë vrarë shtatë civilë shqiptarë. Trupat e tyre janë gjetur më pas në varrezat e fshatit Suhodoll në komunën e Mitrovicës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar