Sport
Paraqitje historike në Turqi, sulmuesi kuqezi thyen rekordin e asistimeve
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në elitën e futbollit turk, duke dhuruar një paraqitje fantastike me fanellën e Trabzonsporit në sfidën e fundit kampionatore.
Edhe pse nuk e gjeti rrugën e rrjetës në triumfin spektakolar 3:4 të skuadrës së tij në transfertë ndaj Rizesporit të Qazim Laçit, Muçi u shpall pa diskutim protagonist absolut i takimit, pasi regjistroi plot tri asistime për shokët e skuadrës.
Falë këtij paraqitjeje, ylli kuqezi hyri në historinë e këtij sezoni në Superligën e Turqisë, duke u shndërruar në futbollistin e parë që arrij të dhurojë tri pasime decisive për gol brenda një ndeshjeje të vetme, pasi rekordi i deritanishëm ndalej në kuotën e dy asistimeve.
Mediat vendase në Turqi i kanë kushtuar vëmendje të jashtëzakonshme ndikimit të lojtarit shqiptar në fushë, duke evidentuar statistikat e tij mbresëlënëse: katër pasime kyçe, tri tentativë portë ku dy prej tyre shkuan saktësisht ku duhej, si dhe një dominim i plotë në duelet individuale.
Ish-talenti i kryeqytetit fitoi 9 nga 15 dyluftimet e bëra, shifra e tij më e lartë prej se është transferuar në kampionatin turk. Për më tepër, fantazisti shqiptar preku topin 10 herë brenda zonës rreptësisë kundërshtare dhe fitoi tri nga katër driblimet e provuara, duke vulosur një mbrëmje magjike pavarësisht mungesës së golit personal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: