Aktuale
Tragjedia e Arlinda Zekajt, Xhevat Dajaku: Kolaps total i ndërgjegjes shoqërore dhe drejtësisë
Reklamë e Sponsorizuar
Ngjarja e rëndë që solli humbjen e jetës së Arlinda Zekajt ka sjellë një reagim të ashpër nga Xhevat Dajaku, i cili ka ngritur alarmin mbi pasivitetin e shoqërisë dhe mungesën e solidaritetit institucional e njerëzor ndaj familjeve që humbasin më të dashurit e tyre nga krimi.
Përmes një postimi publik, Dajaku ka analizuar ambientin ku po zhvillohet shoqëria jonë, duke vënë në dukje se kur krimi fitoj mbështetje dhe zëri i viktimave shuhet në harresë, dështimi nuk i përket vetëm sistemit të drejtësisë, por përbën një dështim moral të mbarë shoqërisë.
“Kur zëri i viktimës mbytet në heshtje, ndërsa krimi gjen përkrahje, atëherë nuk është vetëm drejtësia ajo që ka dështuar, por edhe ndërgjegjja e një shoqërie të tërë”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Më tej, ai ka ngritur shqetësimin se hapësirat publike dhe institucionale shpesh dominohen nga dinamika që favorizojnë keqbërësit, ndërkohë që familjarët e viktimave mbeten të vetmuar dhe pa asnjë mbështetje institucionale apo shoqërore.
Dajaku ka vënë theksin te një realitet shqetësues, duke theksuar se në një ambient ku goditen figurat kyçe të shoqërisë si patriotët, mësuesit, gazetarët dhe veprimtarët, nuk përbën çudi goditja e vetë shtyllës së shoqërisë, e cila sipas tij është gruaja.
Në fund të reagimit të tij, ai ka përcjellë një mesazh ngushëllimi, duke lënë pas një thirrje të hapur për reflektim mbi vlerat morale dhe drejtësinë në vend.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: