Sport
Arteta i del në mbrojtje sulmuesit: Gyokeres do ta gjejë rrugën e rrjetës
Reklamë e Sponsorizuar
Strategu i Arsenalit, Mikel Arteta, ka dalë në mbrojtje të sulmuesit Viktor Gyokeres, i cili po kalon një fazë sfiduese në karrierën e tij aktuale. Bomberi suedez nuk ka arritur të gjejë golin gjatë këtij edicioni, ndërsa së fundmi pati një paraqitje zhgënjyese në sfidën kundër Evertonit.
“Mendoj se atij i mungoi fati. Në dy apo tre raste ishte në pozicion ideal para portës, fitoi dyluftimet, por topi thjesht nuk i erdhi në këmbë,” u shpreh numri një i stafit teknik të “Topçinjve”.
Pavarësisht ecurisë aktuale, trajneri spanjoll theksoi se besimi i tij te lojtari mbetet i palëkundur dhe se skuadra do të vazhdojë ta mbështesë atë për të kaluar këtë ngërç.
“Pavarësisht gjithçkaje, ai ka dhënë një kontribut të çmuar dhe ne duhet të vazhdojmë të këmbëngulim me të. Ai pati një paraqitje shumë të mirë edhe në Mynih. Kur u fut në lojë, na ndihmoi të ndryshonim dinamikën e takimit dhe kjo është pikërisht ajo që kërkojmë nga çdo futbollist,” përfundoi Arteta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: