Sport
Kryekomandanti i Francës në telashe: Kompanitë kineze i japin fund bashkëpunimit me Kylian Mbappé
Reklamë e Sponsorizuar
Ylli i kombëtares franceze të futbollit, Kylian Mbappé, është përfshirë në një stuhi diplomatike dhe komerciale në Azi, pasi të paktën tre marka të njohura kineze kanë vendosur të anulojnë menjëherë kontratat e partneritetit me të. Shkak për këtë vendim drastik janë bërë deklaratat e sulmuesit, të cilat në shtetin aziatik janë konsideruar si fyerje direkte ndaj figurës së Mao Ce Dunit, themeluesit të Kinës Komuniste, të cilin futbollisti dyshohet se e cilësojë si diktator.
Ndërrmarrja e njohur e pijeve Dongpeng, gjiganti i produkteve të qumështit Mengniu, si dhe kompania e prodhimit të djathit Milkground, kanë bërë publike prishjen e marrëveshjeve tregtare me kapitenin e "Gjelave". Në deklaratat e tyre zyrtare, këto kompani theksuan se nuk do të tolerojnë në asnjë mënyrë deklarata apo veprime që cenojnë ndjenjat kombëtare të popullit kinez.
Vala e polemikave u ndez pas publikimit të një video-materiali në platformat dixhitale, ku gjatë një bisede për emisionin online francez “The Bridge”, Mbappé përmend një meme të lidhur me një figurë autokratike kineze. Situata u tensionua edhe më shumë pasi në të njëjtën video u shfaq një fotomontazh, ku fytyra e sulmuesit francez ishte vendosur mbi portretin e Mao Ce Dunit.
Reagimet ndaj kësaj ngjarjeje kanë kapërcyer kufijtë e bashkëpunimeve korporative. Rrjeti social kinez RedNote ka ndërmarrë hapa konkretë duke fshirë çdo material promovues që kishte lidhje me imazhin e Mbappé-s. Ndërkohë, në platformën tjetër masive Weibo, hashtagët kushtuar bojkotit dhe ndërprerjes së kontratave me futbollistin janë shndërruar në temën më të diskutuar dhe virale të momentit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: