Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave

Redaksia Lajmetereja • 16-05-2025 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave
Publikuar më: Policia e Kosovës po kërkonë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë. Sipas njoftimit sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren, është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Lënim i lehtë trupor ”, konkretisht dyshohet se me datën 04.03.2025, rreth orës 17:25, në një lokal në Prizren, këta të dyshuar, deri më tani i panjohur, kanë kryer veprën “Lëndim i lehtë “ dhe janë larguar nga aty. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarve, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i tyre. Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar