Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

I riu nga Mitrovica poston video me armë në TikTok – Policia bastis shtëpinë e tij

Redaksia Lajmetereja • 16-05-2025 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
I riu nga Mitrovica poston video me armë në TikTok – Policia bastis shtëpinë e tij
Publikuar më: Një video e publikuar në rrjetin social TikTok, ku një i ri shihet duke mbajtur një armë në dorë, ka alarmuar autoritetet dhe ka çuar në bastisje të shtëpisë së tij në fshatin Koshtovë, rruga “Adriatiku”. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se personi i identifikuar është Arian Hasani, 22 vjeçar, i cili kishte shpërndarë një video ku ekspozonte një armë zjarri. Pas kësaj, Policia, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka ndërmarrë veprime për kontroll të shtëpisë së tij. Gjatë bastisjes, arma e paraqitur në video nuk është gjetur. I dyshuari ka deklaruar në intervistim se videon e kishte realizuar gjatë qëndrimit të tij në Gjermani dhe sipas tij, arma gjendet ende atje. Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”, dhe hetimet janë në vazhdim për të konfirmuar rrethanat dhe vërtetësinë e deklarimeve të të dyshuarit. Autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë e hetimeve ndërkombëtare në bashkëpunim me autoritetet gjermane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar