Politikë
1 min lexim
Von der Leyen publikon foto nga Tirana përkrah Osmanit, Ramës, Vuçiqit e liderëve tjerë të rajonit
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka publikuar një foto nga Tirana përkrah liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Në foto shihet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e krerë të tjerë të rajonit, si dhe krerët e Bashkimit Evropian.
“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropës. Është i pari në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet shumë më tej se kufijtë e Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, ka shkruar Von der Leyen në platformën “X”.
Tirana mirëpret Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje me rëndësi të veçantë që mbledh në kryeqytetin shqiptar 47 liderë nga e gjithë Evropa.
Në Tiranë ka mbërritur edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
📍In Tirana for the meeting of the European Political Community.It is the first one in the Western Balkans.What a powerful symbol.Our European family of values extends well beyond the border of the European Union.We share a continent. And a common future.pic.twitter.com/mf7EbAwp9L— Ursula von der Leyen (@vonderleyen)May 15, 2025
📍In Tirana for the meeting of the European Political Community.It is the first one in the Western Balkans.What a powerful symbol.Our European family of values extends well beyond the border of the European Union.We share a continent. And a common future.pic.twitter.com/mf7EbAwp9L
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: