Politikë
Osmani ashpër në Kuvend: Shteti ka dështuar, prova tragjike gjendet në letrën e Arlindës
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qasjes institucionale dhe shoqërore, duke deklaruar se dështimi i shtetit në mbrojtjen e grave është i pranishëm dhe i dokumentuar.
Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se shoqëria po ambientohet fatkeqësisht me lajmet tragjike për dhunë, kërcënime apo vrasje të grave, ndërkohë që tronditja kolektive po shndërrohet ngadalë në një normalitet të papranueshëm.
"Ky shtet ka dështuar dhe vulën e këtij dështimi e gjeni në letrën e Arlindës", u shpreh ajo, duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku shtoi se institucionet nuk guxojnë në asnjë rrethanë të mbeten thjesht spektatore përballë kësaj mendësie.
Sipas Osmanit, përgjegjësia institucionale nuk mund të vlerësohet vetëm përmes ashpërsisë së deklaratave politike.
Ajo saktësoi se matësi i vërtetë do të jetë gatishmëria për të kërkuar llogari, qoftë edhe duke paguar një çmim personal, për të parë se ku pozicionohet realisht shteti karani premtimeve të dhëna ndër vite për zhdukjen e kësaj dukurie dhe uljen e rasteve fatale në zero.
Në fjalën e saj, Osmani ngriti gjithashtu dilema domethënëse lidhur me fatin e ligjit për armët dhe mungesën e miratimit të Kodit Penal, i cili do të duhej të përfshinte veprën e veçantë të "femicidit".
Megjithatë, ajo përfundoi duke theksuar se ky ndryshim rrënjësor nuk mund të arrihet nga shteti i vetëm, por kërkon një angazhim të përbashkët që përfshin familjen, shkollën dhe median.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: