Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Mbështetje financiare për studentët: MASH lanson pesë skema të reja bursash

Redaksia Lajmetereja • 26-10-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mbështetje financiare për studentët: MASH lanson pesë skema të reja bursash
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zyrtarizuar hapjen e thirrjeve publike për ndihmë financiare, duke u ofruar mundësi të reja mbështetjeje të rinjve gjatë rrugëtimit të lor akademik. Në kuadër të këtij programi, institucioni ka ndarë pesë kategori të veçanta bursash: 1000 euro për bursat elitare të studentëve në universitetet publike (në nivelin baçelor dhe master) si dhe për ata me aftësi të kufizuara; 1000 euro për vajzat që ndjekin studimet në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë); 1000 euro për studentët që i përkasin komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian; deri në 5000 euro për studentët e nivelit baçelor që studiojnë jashtë vendit; si dhe deri në 7000 euro për ata të nivelit master në institucione ndërkombëtare. “MASh mbetet e përkushtuar në motivimin e të rinjve dhe ofrimin e kushteve për studim e zhvillim akademik. Investimi në zhvillimin e kuadrove të reja është esencë e zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë”, theksohet në njoftimin zyrtar. Të gjithë të interesuarit që plotësojnë kushtet e parapara ftohen të njihen me kriteret e konkurseve dhe të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda afateve zyrtare, duke shfrytëzuar platformën shtetërore e-Kosova përmes linkut zyrtar: https://mash.rks-gov.net
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar