Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

​IKD dorëzon në Kuvend nismën legjislative qytetare të mbështetur nga 12 mijë e 120 qytetar

Redaksia Lajmetereja • 26-10-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​IKD dorëzon në Kuvend nismën legjislative qytetare të mbështetur nga 12 mijë e 120 qytetar
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës Nismën Legjislative Qytetare për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Nisma është dorëzuar nga Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në IKD si përfaqësues i Nismës Legjislative, dhe Naim Jakaj nga IKD, në takimin e mbajtur me Kryetaren e Kuvendit, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare. Sipas njoftimit, Nisma Legjislative Qytetare është mbështetur nga gjithsej 12,120 qytetarë të Republikës së Kosovës, duke tejkaluar numrin minimal prej 10,000 nënshkrimesh të kërkuara për ushtrimin e së drejtës së qytetarëve për nismë legjislative. Nisma përmban dy propozime për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal. “Propozimi i parë synon përcaktimin e përgjegjësisë penale për përdorimin e parasë dhe burimeve publike për përfitim elektoral, në rastet kur përdorimi i tyre bëhet me qëllim të sigurimit të përfitimit elektoral për një subjekt politik dhe jashtë skemave, programeve apo detyrimeve të rregullta dhe të miratuara paraprakisht”, thuhet në njoftim. Propozimi i dytë synon përcaktimin e shprehur të përgjegjësisë penale për moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve përfundimtare dhe detyruese dhe masave të përkohshme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nga personat që kanë detyrim për zbatimin e tyre. Procesi i mbledhjes së nënshkrimeve ka filluar më 23 korrik 2026 dhe është përmbyllur më 23 tetor 2026. Gjatë kësaj periudhe, IKD ka zhvilluar aktivitete informuese dhe të mbledhjes së nënshkrimeve në komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe diskutime me qytetarë, studentë dhe përfaqësues institucionalë. Me dorëzimin e Nismës, IKD ka dorëzuar edhe Projektligjin, Memorandumin Shpjegues, listat origjinale të nënshkrimeve, dokumentacionin elektronik përkatës dhe njoftimin lidhur me burimet e financimit të Nismës. IKD pret që Nisma Legjislative Qytetare të procedohet dhe shqyrtohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Nismat Legjislative. IKD falënderon të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur Nismën dhe kanë marrë pjesë në këtë proces të drejtpërdrejtë të ushtrimit të së drejtës kushtetuese për të propozuar ligje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar