Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi 1 min lexim

LIVE: Nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2025”

Redaksia Lajmetereja • 15-05-2025 18:58
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
LIVE: Nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2025”
Sot zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale e edicionit të 69-të të Festivalit Evropian të Këngës, “Eurovision”. Festivali këtë vit po mbahet në Bazel të Zvicrës. Në natën e dytë do të performojnë 16 shtete. Në finale shkojnë dhjetë më të votuarat. Në natën e parë gjysmëfinale siguroi kalimin në finale Shqipëria që po përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”. Finalja është më 17 maj, e shtunë. Zvicra e organizon pas 36 vjetëve “Eurovisionin”. Këngëtari zviceran Nemo e fitoi “Eurovisionin” e vitit të kaluar. Para tij, për herë të fundit e kishte fituar Celine Dion në vitin 1988. Zvicra gjithashtu ka qenë nikoqir i Eurovisionit të parë në histori.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar