Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedia në Pejë: Nëna e Liridona Ademajt solidarizohet me familjen Zekaj pas humbjes së rëndë

Redaksia Lajmetereja • 26-10-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në Pejë: Nëna e Liridona Ademajt solidarizohet me familjen Zekaj pas humbjes së rëndë
Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra tragjikisht nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ka reaguar publikisht ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Reagimi dhe mesazhi i ndjerë i nënës së Liridonës është bërë i ditur përmes një postimi të shpërndarë nga vëllai i saj, Leonardi Ademaj. Në këtë mesazh, ajo ka shprehur dhimbjen e saj të thellë dhe solidaritetin e plotë me familjen Zekaj, duke theksuar se e kupton më së miri këtë dhimbje shkatërruese, pasi vetë po kalon nëpër një dramë të ngjashme. “Ngushëllime nga zemra familjarëve të Arlindës. Si nënë që e kam përjetuar dhimbjen më të madhe në jetë, humbjen e vajzës sime nga krimi, e di mirë se çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën e ta copëtojnë zemrën përgjithmonë”, thuhet në mesazhin e saj. Më tej, ajo ka shtuar se dëgjimi i lajmit për vrasjen e Arlindës ia ka ringjallur plagët e rënda të shpirtit nga humbja e së bijës. “Kur e mora vesh se edhe nje cike e Kosoves, Arlinda, u be viktime e vrasjes, mu rihapen plagte e shpirtit dhe mu copetua zemra prape. Vetem drejtesia e shpejte mund t'i ngushelloje familjaret”, përfundon mesazhi prekës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar