Kronikë
Berisha ashpër ndaj drejtësisë: Balluku bredh e lirë në bulevard, ndërsa të rinjtë përfundojnë në arrest shtëpie
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj organeve të drejtësisë dhe qeverisë, duke u ndalur te figura e zv/kryeministmes Belinda Balluku. Sipas kreut të opozitës, ajo duhet të ishte pas hekurave për shkak të akuzave për korrupsion, në vend që të lëvizë e lirë dhe të vendosë për emërimet e shkarkimet e zyrtarëve të lartë.
Gjatë një konference për mediat, Berisha bëri një krahasim mes trajtimit të qytetarëve të thjeshtë dhe pushtetarëve, duke sjellë në vëmendje rastin e të riut Klevin Meta, i cili u vu në arrest shtëpie pas protestave. Nga ana tjetër, ai theksoi se Balluku vazhdon të ushtrojë pushtet të plotë, ndërkohë që institucionet e drejtësisë sipas tij mbeten të kapura dhe nën kontrollin e Kryeministrit Edi Rama.
Duke u ndalur te proceset zgjedhore, lideri i demokratëve paralajmëroi se mosndëshkimi i krimeve zgjedhore funksionon si një licencë që i jepet partisë në pushtet për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve. Ai përmendi dosjet e Peshkopisë dhe Durrësit, duke nënvizuar se pandëshkueshmëria e autorëve ka dëmtuar procesin e zgjedhjeve të lira në vend.
Në përmbyllje të fjalës së tij, Berisha i ka dërguar një mesazh të prerë kreut të qeverisë, duke u shprehur se fundi i tij politik është afruar dhe se përgjegjësia kryesore për këtë situatë bie mbi të, ndërsa paralajmëroi zhvillime të reja në të ardhmen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: