Kronikë
Policia e Kosovës, respektivisht Drej...
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, në përkrahje nga OSBE-në, në kuadër të aktiviteteve të saj, me datën 14.05.2025 ka mbajtur tryezën me panele diskutimi me komunitetet fetare, etnike, institucione shtetërore dhe me shoqërinë civile me temën “Ndërgjegjësimi i komunitetit për kërcënimet e ekstremizmit të dhunshëm”.Në këto panele morën pjesë përfaqësues nga Instituti i Psikologjisë (Fakulteti i Prishtinës), Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Mekanizmi Referues i Hanit të Elezit, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse dhe përfaqësues të shoqërisë civile.Ndër të tjera u diskutua se:• Përveç faktorëve shtytës dhe tërheqës, ndikojnë edhe faktorët socialë e psikologjikë, që çojnë drejt ekstremizmit të dhunshëm;• Planprogrami që MAShT-i ofron për institucionet arsimore, trajnimet për nxënës dhe stafin arsimor;• Aktivitetet parandaluese të Policisë së Kosovës;• Roli i medias në shoqëri, sensibilizimi i qytetarëve për dezinformatat;• Praktikat e mekanizmit referues lokal në parandalim dhe deradikalizim;• Roli kyç i komunitetit fetar në ndërtimin e paqes dhe gjithëpërfshirës dhe nevojat për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë.Mesazhi kryesor ishte se parandalimi i kësaj dukurie është përgjegjësi e të gjithë akterëve dhe nuk është vetëm çështje sigurie, por edhe edukimi, besimi, reflektimi dhe komunikimi i hapur pa barriera.
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, në përkrahje nga OSBE-në, në kuadër të aktiviteteve të saj, me datën 14.05.2025 ka mbajtur tryezën me panele diskutimi me komunitetet fetare, etnike, institucione shtetërore dhe me shoqërinë civile me temën “Ndërgjegjësimi i komunitetit për kërcënimet e ekstremizmit të dhunshëm”.
Në këto panele morën pjesë përfaqësues nga Instituti i Psikologjisë (Fakulteti i Prishtinës), Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Mekanizmi Referues i Hanit të Elezit, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ndër të tjera u diskutua se:
• Përveç faktorëve shtytës dhe tërheqës, ndikojnë edhe faktorët socialë e psikologjikë, që çojnë drejt ekstremizmit të dhunshëm;
• Planprogrami që MAShT-i ofron për institucionet arsimore, trajnimet për nxënës dhe stafin arsimor;
• Aktivitetet parandaluese të Policisë së Kosovës;
• Roli i medias në shoqëri, sensibilizimi i qytetarëve për dezinformatat;
• Praktikat e mekanizmit referues lokal në parandalim dhe deradikalizim;
• Roli kyç i komunitetit fetar në ndërtimin e paqes dhe gjithëpërfshirës dhe nevojat për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë.
Mesazhi kryesor ishte se parandalimi i kësaj dukurie është përgjegjësi e të gjithë akterëve dhe nuk është vetëm çështje sigurie, por edhe edukimi, besimi, reflektimi dhe komunikimi i hapur pa barriera.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: