Aktuale
Sukses historik në Luginë: Koalicioni Shqiptar konfirmon dy ulëse dhe synon të tretën
Reklamë e Sponsorizuar
Përmes një njoftimi të përbashkët në rrjetet sociale, liderët vendorë kanë bërë të ditur se ky bllok politik ka arritur të sigurojë 27.230 vota gjatë këtij procesi zgjedhor, duke e vlerësuar këtë shifër si një kthesë të rëndësishme përfaqësimi.
“Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, ka theksuar Kamberi në mesazhin e tij drejtuar publikut.
Në prononcimet e tyre, Kamberi dhe Sinani kanë shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e qytetarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe kanë falënderuar partitë politike shqiptare për bashkërendimin e forcave dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për kontributin dhe angazhimin e dhënë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: