Politikë
VLEN uron Koalicionin Shqiptar në Serbi: Uniteti dëshmon sukses, kërkojmë fundin e diskriminimit në Luginë
Reklamë e Sponsorizuar
Koalicioni VLEN ka përcjellë një mesazh urimi për Koalicionin Shqiptar lidhur me rezultatin e shënuar në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi.
Sipas kësaj force politike, ky arritje dëshmon qartë se kur shqiptarët bashkojnë forcat rreth objektivave të përbashkëta, ata mund të shënojnë rezultate të rëndësishme.
"Përshëndesim ndryshimin politik në Serbi dhe fitoren e Listës Studentore. Presim që qeveria e re të formohet sa më shpejt, të respektojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe t’i japë fund diskriminimit sistematik, përfshirë pasivizimin e adresave. Me Vuçiqin në opozitë, duhet të marrë fund praktika e represionit shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës", thuhet në deklaratë.
Në vijim, nga VLEN shprehen se zhvillimet e reja në Beograd mund të shërbejnë si një mundësi për të nisur një kapitull tjetër në marrëdhëniet rajonale, duke nxitur bashkëpunimin në kuadër të Procesit të Berlinit drejt rrugës evropiane.
"Shpresojmë që qeveria e re e Serbisë të gjejë forcën dhe vullnetin politik për dialog e bashkëpunim me Republikën e Kosovës. Një dialog mes të barabartëve, që duhet të kulmojë me njohjen reciproke mes dy shteteve të pavarura", përmbyll reagimi i VLEN.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: