Politikë
Rrustemi: Rënia e Vuçiqit nisi me Albin Kurtin në krye të Qeverisë
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka bërë një reagim publik pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku fituese u shpall forca politike “Lista e Studentëve”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rrustemi ka theksuar se periudha e disfatave për kreun e shtetit serb ka nisur që nga momenti kur Albin Kurti ka marrë drejtimin e ekzekutivit kosovar.
“Humbjet e Vuçiqit patën filluar me ardhjen e Kurtit. Pasi i dështuan planet një nga një në Kosovë për ndarje e aneksim me sulmin në Banjskë e me Open Ballkan, sot humbi përfundimisht edhe nga populli i tij”, ka shkruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: