Sport
Humbja ndaj Austrisë, kapiteni Muriqi: Marr përgjegjësinë e plotë dhe kërkoj falje për rastin e humbur
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar një humbje me rezultatin 3-1 në përballjen e saj të dytë në kuadër të Ligës së Kombeve kundër kombëtares së Austrisë.
Pas përfundimit të takimit, sulmuesi dhe kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka dalë para mediave duke pranuar fajësinë për këtë rezultat negativ, ndërsa ka veçuar edhe një rast të humbur gjatë lojës.
“Kërkoj falje për atë rast e marrë përgjegjësinë si kapiten, për atë rast edhe gjithë lojën. Besoj në bashkëlojtarët e mi, besoj në këtë ekip. do të vazhdojmë të bëjm të pamundurën për Kosovën dhe po shpresojm në kualifikim”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: