Politikë
Kthesë e papritur: Vuçiç pranon humbjen e zgjedhjeve
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiç, ka bërë një pranim publik të humbjes zgjedhore, duke konfirmuar se Lista e Studentëve ka siguruar numrin më të madh të mandateve në Kuvend, sipas të dhënave të dalja nga një mostër e stratifikuar.
“Edhe pse nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare, shumë prej jush do të habiten dhe do të kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa persona. Duke u bazuar te mostra e stratifikuar, është tashmë e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje”, u shpreh Vuçiç gjatë fjalës së tij.
Sipas parashikimeve të paraqitura nga vetë ai, forca e re politike, Lista e Studentëve, pritet të sigurojë mes 135 dhe 140 ulëse në përbërjen e re të Kuvendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: