Sport
Danimarka triumfon ndaj Uellsit për të siguruar fitoren e parë në Ligën e Kombeve
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Danimarkës ka regjistruar triumfin e parë në kuadër të këtij edicioni në Ligën A të Kombeve, pasi ka dalë fituese në përballjen kundër Uellsit me shifrat e pastra 2:0.
Skuadra daneze ka arritur të zhbllokojë rezultatin në minutën e 53-të të takimit, falë një autogoli të realizuar nga kapiteni uellsian, Ben Davies.
Më vonë, në minutën e 66-të, sulmuesi Gustav Isaksen ka shënuar golin e dytë pas një aksioni nga gjuajtja e lirë, duke vulosur kështu epilogun përfundimtar të kësaj ndeshjeje.
Pas këtyre ndeshjeve në Grupin e 4, Danimarka pozicionohet në vendin e tretë me tre pikë të grumbulluara, aq sa numërojnë edhe Norvegjia e Portugalia që ndajnë kreun, ndërsa Uellsi mbyll renditjen pa asnjë pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: