Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 2 min lexim

Misioni Vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjes nga Serbia e administrata e SHBA-së

Redaksia Lajmetereja • 15-05-2025 12:37
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Misioni Vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjes nga Serbia e administrata e SHBA-së
Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian ka publikuar raportin përfundimtar dhe rekomandimet për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Në të thuhet se zgjedhjet parlamentare ishin të qeta dhe konkurruese, por se procesi u ndikua nga organizimi i dobët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke shkaktuar edhe vonesa kritike në shpalljen e rezultateve të vendvotimeve dhe atyre përfundimtare. Për fushatën zgjedhore, Misioni i BE-së ka thënë se “u njollos nga retorika e ashpër dhe keqpërdorimi i resurseve publike”, ndërkaq në zonat me shumicë serbe kushtet mbeten të rënda, sipas tij. “Përveç kësaj, fushata ishte subjekt i ndërhyrjes së jashtme nga Serbia dhe administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gratë kandidate iu nënshtruan sulmeve verbale seksiste, kishin më pak resurse se kolegët e tyre meshkuj dhe kishin më pak mbulim mediatik. Nuk pati debate kuptimplota ndërmjet kandidatëve kryesorë”. “Në zonat me shumicë serbe të Kosovës, kushtet sociale mbeten të rënda, duke krijuar hapësirë për Serbinë dhe Listën Serbe (SL) që të ushtrojnë presion të papërshtatshëm mbi votuesit. Edhe pse liria e medias është pranuar gjerësisht, paralizimi i Komisionit të Pavarur të Medias (KPM) në javët para ditës së zgjedhjeve i la pa adresuar shkeljet e mediave”. Në raport thuhet tutje se KQZ-ja u ngatërrua në mosmarrëveshje politike dhe “i politizoi disa aspekte teknike të procesit zgjedhor”. “Performanca e KQZ-së u karakterizua nga raste të ndikimit politik në procesin e saj të vendimmarrjes, si dhe nga tendenca për të interpretuar gjerësisht kompetencat e saj dhe për të vepruar jashtë mandatit të saj, duke rrezikuar paanshmërinë dhe pavarësinë e saj”. Misioni Vëzhgues e ka quajtur të habitshme që përkundër njoftimit të mjaftueshëm paraprak, zbatimi i Ligjit të ri për Zgjedhjet dhe organizimi i përgjithshëm i zgjedhjeve u karakterizua nga përgatitja joadekuate. Misioni ka dhënë gjashtë rekomandime: Raporti i plotë
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar