Sport
Sezoni i gjuetisë: Ministrja Pacolli paralajmëron ndalimin e rreptë dhe kontrolle me dronë në dy parqe kombëtare
Reklamë e Sponsorizuar
Me rastin e hapjes së sezonit zyrtar të gjuetisë, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka rikujtuar opinionin se ushtrimi i këtij aktiviteti është i ndaluar me ligj brenda hapësirave të Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”.
Përmes një prononcimi të publikuar në rrjetet sociale, Pacolli ka theksuar se këto zona të mbrojtura do të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e çdo rasti të gjuetisë së paligjshme.
Sipas njoftimit të saj, fushata e monitorimit do të mbështetet te angazhimi i rojeve të parqeve, përdorimi i teknologjisë moderne si dronët dhe kamerat kurth, si dhe te patrullimet e përbashkëta në terren në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera përgjegjëse.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: