Politikë
Tensione në diasporë: Aktivisti i partisë së Vuçiqit përplas me veturë qytetarët pranë qendrës së votimit në Çikago
Reklamë e Sponsorizuar
Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë shoqëruar me tensione dhe përplasje, të cilat nuk janë kufizuar vetëm brenda territorit të vendit, por janë shtrirë edhe në diasporë.
Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Çikagos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një person, i njohur si mbështetës dhe aktivist i partisë në pushtet të Aleksandar Vuçiqit, ka drejtuar automjetin e tij në drejtim të turmës, duke goditur një nga qytetarët e pranishëm pranë qendrës së votimit.
Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, pas sulmit me makinë, i dyshuari ka vazhduar me veprime provokuese ndaj qytetarëve që po prisnin në radhë për të ushtruar të drejtën e votës.
Ky rast në SHBA vjen si një tjetër dëshmi e klimës së tensionuar dhe sjelljeve agresive të shfaqura nga individë të lidhur me strukturat e partisë SNS gjatë kësaj dite zgjedhore pranë vendvotimeve.
Kujtojmë se ngjarje të ngjashme dhe tensione të ndryshme janë shënuar gjatë gjithë procesit zgjedhor në disa qytete të Serbisë, duke përfshirë Beogradin, Novi Sadin, Pançevën dhe Rumën.
Ndërkohë, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSid) ka njoftuar se deri në orën 17:00 të ditës së sotme ka regjistruar gjithsej 260 raporte për parregullsi të mundshme zgjedhore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: