Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Arrestohet ish-komandanti serb nën dyshime për krime lufte në Zveçan

Redaksia Lajmetereja • 15-05-2025 10:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arrestohet ish-komandanti serb nën dyshime për krime lufte në Zveçan
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së enjtes është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Zveçanit. Arrestimi është kryer me urdhër të prokurores speciale Florije Salihu-Shamolli, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me hetuesit e Krimeve të Luftës. Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), ka marrë pjesë në vrasje, dëbime me forcë, plaçkitje, tortura dhe rrahje sistematike të civilëve shqiptarë. Në veçanti, ai dyshohet për përfshirje në një operacion ushtarako-policor gjatë muajit prill të vitit 1999 në fshatin Zhazhë, ku sipas hetimeve, janë vrarë shtatë civilë shqiptarë. Trupat e tyre janë gjetur më pas në varrezat e fshatit Suhodoll në komunën e Mitrovicës. Prokuroria Speciale ka njoftuar se brenda afateve të përcaktuara ligjore, sipas Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar