Kronikë
“Të bashkuar për çlirimtarët” – Aktori i njohur Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 1 Tetorit
Reklamë e Sponsorizuar
Humoristi i njohur kosovar, Vedat Bajrami, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës së paralajmëruar për 1 Tetor. Tubimi popullor organizohet si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit fajësues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Sipas artistit, kjo protestë shërben si një moment reflektimi për të treguar se çfarë drejtimi do të marrë shoqëria dhe shteti ynë pas datës 16 shtator, përballë asaj që ai e ka cilësuar si padrejtësi.
“Për ata që sakrifikuan për lirinë. Për drejtësinë. Për Çlirimtarët. Bashkë në shesh!”, ka shkruar Bajrami në mesazhin e tij drejtuar publikut.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: