Politikë
Tensione dhe kërcënime me armë gjatë zgjedhjeve në Novi Sad: Zbardhet incidenti në qendrën e votimit
Reklamë e Sponsorizuar
Procesi zgjedhor në Serbi është shoqëruar me incidente dhe përplasje të ashpra mes qytetarëve. Rasti i fundit është shënuar në vendbanimin Klisa të Novi Sadit, ku situata ka eskaluar deri në kanosje me armë zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Lëvizja Qytetare “Bravo”, shkak i këtij konflikti është bërë zbulimi i disa individëve që mbanin me vete të ashtuquajturën “listë të dyfishtë” të votuesve, e cila konsiderohet e paautorizuar.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës fillore “Dushko Radoviq”, e cila shërben si qendër votimi në këtë lagje. Gjatë tensionimit të situatës, disa persona tentuan të hapnin me forcë dyert e një automjeti, ndërkohë që një nga personat e përfshirë në incident ka lëshuar kërcënime se do të nxirrte armën.
Pavarësisht tensioneve të regjistruara, Lëvizja “Bravo” ka theksuar se kjo qendër votimi po ndiqet nga afër prej vëzhguesve dhe mbikëqyrësve të procesit zgjedhor, duke garantuar se çdo tentativë për manipulim të votës është e pamundur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: