Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Kapet me kokainë në çantë në kufirin e Bërnjakut shtetasi malazez, përfundon në polici

Redaksia Lajmetereja • 15-05-2025 10:45
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kapet me kokainë në çantë në kufirin e Bërnjakut shtetasi malazez, përfundon në polici
Publikuar më: Abuzimi me substanca narkotike mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Mbrëmë një shtetas i Malit të Zi është ndaluar në Pikëkalimin Kufitar “Bërnjak”, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Milos Milacic, rreth 37-vjeçar. Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 22:30, gjatë kontrollit në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, tek 37-vjeçari është gjetur një sasi e dyshuar kokaine – konkretisht dy qese me një sasi që sipas tjë dyshuarit ishte për përdorim personal. Substanca e dyshuar është konfiskuar nga Policia dhe rasti është proceduar në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut. Rasti është iniciuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve” dhe do të hetohet nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë Veri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar