Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Drita shkëlqen në kryeqytet, mposht bindshëm Prishtinën në superderbi

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 14:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Drita shkëlqen në kryeqytet, mposht bindshëm Prishtinën në superderbi
FC Drita kaarkuruar një sukses të madh në luftën për kreun e renditjes tabelare, pasi ka triumfuar si mysafire ndaj Prishtinës me shifrat e pastra 0-3, në kuadër të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra kampione në fuqi e vendit e zotëroi sfidën që në fillim, duke gjetur golin e epërsisë me anë të Blerim Krasniqit, i cili u tregua i saktë pas një asistimi të bukur nga kapiteni Besnik Krasniqi. Formacioni I njohur si “Intelektualët” ruajti ritmin e lartë të lojës edhe pas pushimit mes pjesëve, duke ngritur epërsinë në 0-2 në minutën e 63-të, kur Liridon Balaj shfrytëzoi në perfeksion pasimin e Jasharit. Rezultatin përfundimtar dhe vulën fitores ia dha Kemehlo Nguena në minutën e 85-të, i cili realizoi një eurogol përmes një gjuajtjeje të fuqishme, duke e lënë portierin vendas pa asnjë shans shpëtimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar