Kronikë
Tensione dhe kërcënime me armë në Novi Sad gjatë procesit zgjedhor në Serbi
Reklamë e Sponsorizuar
Procesi i votimit në Serbi është shoqëruar me incidente dhe përplasje fizike mes qytetarëve, ku rasti më i rëndë është regjistruar në lagjen Klisa të Novi Sadit.
Sipas njoftimit zyrtar nga Lëvizja Qytetare "Bravo", situata u tensionua pasi u zbuluan disa persona që mbanin me vete një të ashtuquajtur "listë të dyfishtë" votuesish të paautorizuar pranë një qendre votimi.
Incidenti ndodhi në afërsi të shkollës fillore "Dushko Radoviq", ku gjatë konfrontimit pati përpjekje për të hapur me forcë dyert e një automjeti. Situata degradoi më tej kur një nga personat e përfshirë lëshoi kërcënime se do të përdorte armë zjarri.
Pavarësisht tensioneve të shënuara, Lëvizja "Bravo" ka bërë të ditur se qendra e votimit po mbahet nënn vëzhgim të rreptë nga vëzhguesit dhe mbikëqyrësit zgjedhorë, duke garantuar se çdo tentativë për manipulim të votës është e pamundur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: