Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Video në rrjete sociale nxjerr në dritë të mitur me armë – Dy nxënës nën hetim në Skenderaj

Redaksia Lajmetereja • 15-05-2025 10:44
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Video në rrjete sociale nxjerr në dritë të mitur me armë – Dy nxënës nën hetim në Skenderaj
Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, që shpeshherë dalin të jenë edhe të mitur. Kështu një rast i tillë është zbuluar nga Policia në fshatin Polac të Skenderajt, pas analizës së një videoje të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shihet një nxënës duke gjuajtur me armë. Sipas burimeve të sigurta, njësia policore e angazhuar për sigurinë në shkolla ka identifikuar sot një nxënës të mitur, rreth 17-vjeçar, i cili në shtator të vitit 2024 shfaqet në video duke qëlluar me një armë me gaz. Menjëherë pas identifikimit, Sinjali mëson se i mituri është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale. Në dëshminë e tij, ai ka pranuar se ka shtënë me armë, por ka pohuar se arma nuk ishte e tij, por e një bashkëmoshatari tjetër, i identifikuar si i dyshuari i dytë, rreth 16-vjeçar, derisa edhe i dyshuari i dytë është shoqëruar dhe intervistuar, por ka mohuar të jetë pronar i armës. Lidhur me rastin është njoftuar  edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar të kryhet bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të dytë, por nuk është gjetur asnjë send i dyshimtë apo armë. Në koordinim me njësinë e hetimeve, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa të dy të miturit do të hetohen në procedurë të rregullt. Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të mëtejshëm të këtij rasti që ngre shqetësim për përfshirjen e të miturve në përdorim të armëve. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar