Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Tahiri: Nuk jemi pro zgjedhjeve, insistojmë që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë Bedri Hamza

Redaksia Lajmetereja • 15-05-2025 10:44
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tahiri: Nuk jemi pro zgjedhjeve, insistojmë që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë Bedri Hamza
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se nuk janë pro zgjedhjeve të reja. Ndërsa thotë se do të insistojnë që qeverinë e ardhshme ta udhëheq Bedri Hamza. “Ne apriori nuk jemi që vendi t’i drejtohet kutive të votimit, ne nuk jemi ata që i duam zgjedhjet, do të insistojmë që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë Bedri Hamza”, tha Tahiri. Tahiri në RTv21 ka thënë se do të përpiqen që t’i kalojnë dallimet me opozitën në mënyrë që kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ta udhëheqë Qeverinë e Kosovës. Kur u pyet se a do t’ia jepnin postin e kryeministrit liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ai tha se një gjë e tillë atij i është bërë e qartë qysh në fushatë. “Në rast se do të jemi partia e parë, ne do të kërkojmë që mandatar për krijimin e qeverisë të jetë Bedri Hamza. Në rast se nuk do të ishim partia e parë dhe do t’i kishim ndërruar vendet me LDK-në, do ta kishim mbështetur Abdixhikun”, tha Tahiri. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar