Kronikë
Tragjedi në rrugën Prishtinë-Ferizaj: Humb jetën 30-vjeçari pas një përplasjeje të rëndë në Llapnasellë
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident i rëndë trafiku ndodhur pak para mesnatës së së shtunës në fshatin Llapnasellë i ka marrë jetën një motoçiklisti rreth 30 vjeç.
Sipas të dhënave zyrtare nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, ngjarja tragjike u regjistrua rreth orës 23:11 në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë, ndërsa në këtë përplasje ishin përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.
Për shkak të plagëve të rënda të marra nga goditja, drejtuesi i motoçikletës nuk ka mundur t'u mbijetojë lëndimeve. Ekipi mjekësor i emergjencës, pasi ka dalë në vendin e ngjarjes, ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet: “Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: