Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërron jetë një grua

Redaksia Lajmetereja • 15-05-2025 10:44
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërron jetë një grua
Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e shtatë. Në aksident janë përfshirë një automjet transportues (kamion) dhe një veturë udhëtarësh me targa të Shqipërisë. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shtetas të Shqipërisë. Për fat të keq, si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara në këtë aksident, ka ndërruar jetë një femër shtetase e Shqipërisë, e cila ndodhej në veturën e udhëtarëve. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, ndërsa hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar. Policia e Kosovës u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe shpejtësinë e lejuar, për të parandaluar raste të tilla tragjike. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar