Aktuale
Arturo Vidal: E ardhmja ime është te Juventusi, por jo në fushën e blertë
Reklamë e Sponsorizuar
Mesfushori i njohur kilian, Arturo Vidal, ka analizuar ecurinë e Juventusit dhe ka shprehur hapur dëshirën e tij për t'u rikthyer në Torino në një rol tjetër gjatë së ardhmes. Sipas tij, renditja në vendin e gjashtë në sezonin e kaluar përbën një dështim të qartë, pavarësisht drejtimit teknik.
“Më shumë sesa nga Spalletti, pres më tepër nga Juventusi. Të përfundoje në vendin e gjashtë sezonin e kaluar ishte një dështim, pavarësisht se kush ishte trajner. Një klub me një histori të tillë duhet të luftojë gjithmonë për të fituar titullin kampion,” u shpreh Vidal, duke mos e fshehur lidhjen e fortë emocionale me fanellën e bardhezinjve.
Duke folur për planet e tij të ardhshme gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport”, ai konfirmoi se synon rikthimin te torinezët, por jo si futbollist. Aktualisht, ai luan te skuadra e Colo-Colo dhe ka gjetur një pozicion të ri në fushë që i ka zgjatur karrierën.
“Do të kthehem te Juventusi në të ardhmen, si trajner. Por për momentin, kam ende dëshirë të luaj; duke ndryshuar pozicion, e kam zgjatur karrierën time — ndihem rehat në mbrojtje dhe së fundmi u shpalla një nga mbrojtësit qendrorë më të mirë në Amerikën e Jugut,” shtoi ai.
Në fund, veterani i fushave të gjelbra iu përgjigj edhe kritikave të kaluara për jetën e tij private, duke theksuar se sukseset dhe jetëgjatësia e tij në sport flasin vetë. “Njerëzit kanë folur gjithmonë shumë për jetën time jashtë fushës, por në moshën 39-vjeçare, unë vazhdoj të luaj. Kam fituar 27 trofe dhe do të doja të arrij në 30 para se të tërhiqem,” përfundoi Vidal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: