Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tronditje te Burreli, Samuel Nikaj toket stolit pas humbjes me Kukësin

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 10:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tronditje te Burreli, Samuel Nikaj toket stolit pas humbjes me Kukësin
Klubi i Burrelit ka mbetur pa trajner, pasi Samuel Nikaj ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Vendimi i teknikut ka ardhur si pasojë e rezultatit negativ në ndeshjen e fundit, ku matjanët u mposhtën në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Kukësi, një sfidë kjo e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë ku vendasit pësuan edhe përmbysjen e rezultatit. Ecuria e deritanishme e këtij sezoni ka qenë e çalë për skuadrën nga Burreli, e cila ka arritur të sigurojë vetëm 6 pikë gjatë 7 javëve të para të kampionatit, fakt që ka rënduar pozitat dhe ka sjellë largimin e trajnerit. Nga ana e tyre, drejtuesit e klubit kanë miratuar dorëheqjen e paraqitur nga stafi teknik, ndërkohë që deri më tani nuk është bërë i ditur emri i pasardhësit që do të marrë drejtimin e skuadrës në vazhdim të sezonit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar