Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tetova analizon barazimin: Teuta çaluar te shpejtësia, ja ku duhet të përmirësohemi

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 10:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tetova analizon barazimin: Teuta çaluar te shpejtësia, ja ku duhet të përmirësohemi
Kryetrajneri i Teutës, Edlir Tetova, ka analizuar para emisionit “Super Gol” barazimin pa gola 0-0 kundër Elbasanit, duke vënë në dukje mangësitë e shfaqura në fushë nga skuadra e tij. “Pa ia hequr aspak meritave që ka Elbasani, skuadra jonë çali dukshëm te shpejtësia e pasimit. Pozicionimi i ngjeshur i kundërshtarit në gjysmëfushën e vet nuk na dha hapësirat e duhura për të qenë të qartë në filtrimin e topave dhe për të ndërtuar manovrën e kërkuar”, u shpreh ai. Më tej, Tetova e ka cilësuar Elbasanin si një formacion mjaft cilësor dhe me investime të duhura, ndërsa theksoi se në momentet e humbjes së topit në fazën sulmuese, skuadrës i mungoi agresiviteti i duhur për ta rifituar atë menjëherë. Në fund, tekniku i durrsakëve u tregua i kënaqur me mënyrën se si skuadra lexoi topat në repartin e prapavijës. “Në mbrojtje jam i kënaqur, pasi kemi qenë agresivë për ta rimarrë topin. Megjithatë, duhet të përmirësojmë ndjeshëm agresivitetin në zonat e sulmit dhe të tregohemi më vigjilentë në rikuperimin e topave”, përfundoi Tetova.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar