Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tragjedia e tifozit kuqezi në protestë, kreu i FSHF-së Armand Duka ofron ndihmë mjekësore urgjente

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia e tifozit kuqezi në protestë, kreu i FSHF-së Armand Duka ofron ndihmë mjekësore urgjente
Plagosja e rëndë e tifozit të Kombëtares, Erjon Vishkulli, ka bërë bashkë opinionin publik në një valë solidariteti. Incidenti ndodhi gjatë zhvillimit të protestës studentore në kryeqytet, ku i riu u godit në sy nga një plumb gome, duke rrezikuar seriozisht humbjen e shikimit. Në lidhje ngjarjen, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar publikisht përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke garantuar angazhimin e institucionit që ai drejton për t'i siguruar mbështetje financiare dhe mjekësore për ndërhyrjen e specializuar, me synimin kryesor shpëtimin e syrit të majtë të tifozit. Në reagimin e tij, kreu i futbollit shqiptar u shpreh: “Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit, pjesëtar i tifozëve “Kuq e Zi” dhe mbështetës i përkushtuar i Kombëtares sonë. Në këtë moment të vështirë, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen. Erjoni ka qenë pranë Kombëtares me zemër e pasion. Sot, familja kuqezi është pranë tij. Nga zemra, shërim sa më të shpejtë, Erjon”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar