Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

U mbajt takimi i Kryesisë së LDK-së në Drenas – Egzon Qorri emërohet bartës i listës për zgjedhjet lokale

Redaksia Lajmetereja • 14-05-2025 21:15
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
U mbajt takimi i Kryesisë së LDK-së në Drenas – Egzon Qorri emërohet bartës i listës për zgjedhjet lokale
Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor, është mbajtur takimi i radhës i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline. Gjatë këtij takimi, Kryesia vlerësoi lart angazhimin e deritanishëm të anëtarëve dhe theksoi rëndësinë e organizimit të një fushate dinjitoze dhe përfaqësuese, në funksion të një përfaqësimi të denjë të qytetarëve të komunës. Një ndër vendimet më të rëndësishme të këtij takimi ishte caktimi i bartësit të listës për asamblenë komunale në zgjedhjet e ardhshme. Me unanimitet, Kryesia vendosi që Egzon Qorri të jetë bartës i listës së LDK-së në Drenas, duke i besuar këtij të fundit rolin prijës në garën elektorale. Qorri u vlerësua si figurë me vizion, përkushtim dhe përvojë të dëshmuar në shërbim të interesit qytetar. LDK – Dega në Drenas shpreh bindjen se me një ekip të përgatitur dhe me mbështetjen e qytetarëve, do të arrijë rezultate të suksesshme në zgjedhjet lokale dhe do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm për zhvillimin dhe të ardhmen e komunës së Drenasit./DrenicaOnline/ Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar