Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Selim Pacolli ironizon me Përparim Ramën për gjendjen me mbeturina në Prishtinë: “Nuk ‘Përjetohet’ pa i marrë erë mirë njëherë!”

Redaksia Lajmetereja • 14-05-2025 19:45
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Selim Pacolli ironizon me Përparim Ramën për gjendjen me mbeturina në Prishtinë: “Nuk ‘Përjetohet’ pa i marrë erë mirë njëherë!”
Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka reaguar me ironi ndaj situatës alarmante të krijuar në kryeqytet për shkak të grumbullimit të mbeturinave, duke e drejtuar kritiken ndaj kryetarit aktual, Përparim Rama, transmeton portali DrenicaOnline. Përmes një postimi në rrjete sociale, Pacolli ka thumbuar Ramën duke aluduar në moton e famshme të këtij të fundit, “Përjeto Prishtinën”: “Prishtinë heroike…Nuk ‘Përjetohet’ pa i marrë erë miiiirë njëherë!Vet e kemi zgjedhë ‘londinezin’. A ka naj libër me lexu?!” Reagimi i tij vjen në një kohë kur qytetarët e Prishtinës po përballen me mbeturina të shpërndara gjithandej, situatë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe dhe ka ndezur debat publik për menaxhimin komunal të mbetjeve. Selim Pacolli, i njohur për qasjen e tij kritike dhe ironike, nuk është hera e parë që e sfidon kryetarin Rama, por kësaj radhe komenti i tij ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të gjendjes serioze në terren./DrenicaOnline/ Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar