Kronikë
Përplasje e rëndë në Mitrovicë: 41-vjeçari pëson hemorragji cerebrale dhe dërgohet me urgjencë në QKUK
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në lagjen Bajr të Mitrovicës, ku si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motociklete ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i kësaj të fundit, një 41-vjeçar. Për shkak të gjendjes së tij kritike, ai është transferuar me urgjencë për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Detajet rreth gjendjes shëndetësore të të dëmtuarit i ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Shpend Fazliu. Ai bëri të ditur se pacienti është pranuar në spital në gjendje mjaft të rënduar, me ç'rast ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë.
“Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme, përfshirë reanimimin dhe CT e kokës, ku është konstatuar gjendje e hemorragjisë/gjakderdhje në tru”, ka deklaruar Fazliu.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ahmet Selaci”, ku motocikleta e drejtuar nga 41-vjeçari është përplasur me një automjet. Pas kryerjes së ekzaminimeve urgjente dhe konstatimit të lëndimeve të rënda në tru, pacienti është nisur menjëherë drejt Prishtinës për kujdes më të specializuar mjekësor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: