Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kurti i kërkon Cosras rol aktiv për dhënien e statusit të vendit kandidat Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 14-05-2025 18:48
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kurti i kërkon Cosras rol aktiv për dhënien e statusit të vendit kandidat Kosovës
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, të luajë rol aktiv për dhënien e statusit të vendit kandidat. Pas takimit me të, Kurti ka thënë se Kosova është plotësisht e përkushtuar për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu, kërkoi heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës. “Duke theksuar faktin që kanë kaluar gati dy vite e gjysmë që nga aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kryeministri kërkoi nga presidenti Costa rol aktiv për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusin të vendit kandidat”, thuhet në komunikatën e ZKM-së. Kurti ka thënë se kërcënimet për rajonin vijnë nga Serbia, derisa kërkoi që Milan Radoiçiq t’i dorëzohet institucioneve të drejtësisë së Kosovës.Në takim, kryeministri gjithashtu ngriti shqetësimin për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. “Shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të nën-përfaqësuar në institucionet publike, diskriminohen në punësim dhe të drejtat e tyre shpërfillen në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar