Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Osmani për takimin me liderët e partive: Ky është veç fillimi i një serie takimesh

Redaksia Lajmetereja • 14-05-2025 17:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Osmani për takimin me liderët e partive: Ky është veç fillimi i një serie takimesh
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se do t’i vazhdojë takimet me liderët e partive politike edhe pas së enjtes, 15 maj, për zhbllokimin e situatës politike. Ajo ka thënë se secili duhet ta vë interesin shtetëror si primar, ndërsa shtoi se moskonstituimi i Kuvendit e rrezikon funksionimin kushtetues të institucioneve. “Ky është vetëm fillimi i një serie takimesh, ne do t’i vazhdojmë diskutimet, varësisht se si shkojnë diskutimet nesër, do të vazhdojmë qoftë në atë format, qoftë në formate të ngjashme, qoftë në takime një nga një me liderët e partive. Jemi në zbatim të rolit tonë kushtetues. Moskonstituimi i Kuvendit të Republikës se Kosovës e rrezikon pikërisht funksionimin kushtetues të institucioneve, që është edhe arsyeja pse i kam ftuar liderët. Shpresoj që secili do të angazhohet duke vënë si parësor interesin e vendit”, ka theksuar Osmani në konferencën me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar