Kronikë
Tensioni shuhet në kryeqytet: Policia rivendos rendin në bulevard pas përplasjeve të mbrëmjes
Reklamë e Sponsorizuar
Forcat e rendit kanë ndërhyrë me sukses gjatë mbrëmjes së sotme, duke bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve të cilët iu rikthyen akteve të dhunshme në rrugët e Tiranës.
Pas aksionit të policisë, situata është qetësuar plotësisht dhe akset rrugore të kryeqytetit tashmë janë boshatisur nga turmat.
Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur puna për pastrimin e mbetjeve, gurëve dhe mjeteve të tjera të forta që u përdorën dhe u hodhën gjatë përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Sipas paralajmërimeve, tubimet dhe protestat pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: