Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tensionet në Tiranë, Policia e Shtetit jep detajet e para: Efektivët u vunë në shënjestër të akteve të dhunshme

Redaksia Lajmetereja • 24-10-2026 18:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tensionet në Tiranë, Policia e Shtetit jep detajet e para: Efektivët u vunë në shënjestër të akteve të dhunshme
Pas incidenteve të shënuara gjatë tubimit të sotëm në kryeqytet, Policia e Shtetit ka dalë me një nomim zyrtar për të sqaruar situatën në terren. Sipas njoftimit zyrtar, forcat e rendit janë gjendur përballë sulmeve të njëpasnjëshme dhe akteve të dhunës, të cilat përbëjnë një rrezik real për jetën dhe integritetin fizik të vetë efektivëve. Institucioni ligjzbatues u ka bërë thirrje të qartë qytetarëve që t'i shmangin perimetret ku po regjistrohen përplasje dhe të mos bëhen pjesë e sjelljeve që cënojnë qetësinë publike. “Gjatë protestës së ditës së sotme, punonjësit e Policisë së Shtetit janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët sulmojnë punonjësit e Policisë dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike e private. U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj. Dhuna, sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimi i pronës publike e private janë të papranueshme dhe ndëshkohen me ligj. Çdo veprim i dhunshëm që rrezikon jetën e punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin. Policia e Shtetit vijon të jetë në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve“, thuhet në reagimin e tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar